Për të tretin ditë me rradhë në stërvitje me ekipin e Vllaznisë është edhe braziliani me pasaportë portugeze Jefferson Santana.
Ai ka luajtur sot përgjatë gjithë lojës edhe në testin e kontrollit që kuqeblutë kanë zhvilluar brenda familjes. I pyetur në lidhje me këtë futbollist pas ndeshjes, trajneri Lika është shprehur:
“Braziliani është një futbollist me të dhëna të mira i cili ka vetëm pak seanca që stërvitet me ne dhe prandaj edhe sot, kisha dëshirë ta shihja më mirë në lojën mbrojtëse.
Ende nuk mund të them një mendim përfundimtar për të sepse ndoshta na nevojitet ta shohim edhe disa ditë të tjera në stërvitje”.
Në këtë mënyrë, Santana që luan si qendërmbrojtës duhet të luftojë ende për të bindur stafin teknik të Vllaznisë për ta mbajtur në skuadër për sezonin e ri.
© shkodrasport.com