Tek Basania pavaresisht se keto dite nuk kane patur ndeshje zyrtare per shkak te nderprerjes se kampionatit, puna ka vazhduar dhe jo vetem ne fushen e stervitjes. Ekipi ka analizuar gjere e gjate startin e ketij sezoni i cili nuk ka qene ai i duhuri dhe pjestaret e tij duket se kane vendosur te reflektojne.

Nje gje te tille e ka bere te ditur ne nje prononcim te dhene per “TV1 Channel” trajneri Haris Lika i cili eshte shprehur se tek Basania mezi presin sfiden e rradhes ndaj Gramshit, ku do te kerkojne patjeter fitoren dhe kthesen ne rrugen e pretendimeve te tij.

“Eshte nje ndeshje te cilen mezi po e presim sepse kemi patur nje fillim- kampionati jo ashtu siç e kishim pritur. Por besooj se kemi reflektuar shume gjate ketyre diteve sepse edhe ne kemi patur nje pauze te kampionatit kete jave.

I kemi analizuar gabimet e bera, kemi reflektuar dhe shpresoj shume qe te kthejme edhe njehere moralin e duhur ne skuader, te marrim piket dhe te rikthehemi ne pretendimet e duhura ne kampin tone sepse te them te drejten eshte nje ekip qe duhet te shkoje lart sepse eshte ndertuar per te qene i tille”.

Ndeshja e rradhes per ekipin e Basanias, ajo ndaj ekipit te Gramshit e vlefshme per javen e katert te kategorise se dyte do te luhet diten e diele ne oren 14:00 ne fushen sportive te Bushatit./www.shkodrasport.com/