Gjashtë fitoret në gjashtë javët e para, i kanë dhënë qetësinë e duhur Vllaznisë teksa kryeson me meritë kampionatin megjithatë tashmë duket se fillon e vështira për të.
Një ecuri e tillë duhet vazhduar dhe nuk do të jetë e lehtë për të mbajtur këtë ritëm. Për më tepër, në sfidën e rradhës do të jetë shumë e vështirë sepse luhet në një fushë si ajo e Shënkollit ku të gjitha skuadrat e kanë patur të vështirë.
Shkodranët në fakt patën luajtur edhe në gusht një miqësore me këtë ekip, miqësore e cila u mbyll në barazim 1-1 dhe kanë krijuar njëfarë njohje për kundërshtarin e rradhës.
Trajneri i Vllaznisë Hasan Lika në një prononcim për mediat e pranon këtë gjë, por edhe vështirësinë që paraqet një sfidë e tillë, megjithatë objektivi sërish nuk do të ndryshojë.
“Ndeshja e rradhës është ajo me Shënkollin, e cila është shumë e vështirë. Ne e njohim deri diku këtë skuadër sepse kemi zhvilluar një miqësore pak kohë më përpara me të.
Gjithsesi objektivi ynë është i qartë dhe ai është vetëm fitorja”- është shprehur numri 1 i pankinës kuqeblu.
© shkodrasport.com