Askush në Shkodër nuk e kishte menduar se Vllaznia do të luante në Kategorinë e Parë. Por këtë sezon u bë realitet i provuar. Trajneri Hasan Lika, i cili nga Evropa ku çoi Luftëtarin e Gjirokastrës, u rikthye në Shkodër dhe mori drejtimin e një skuadre ku në atë periudhë asgjë nuk po funksiononte. Trajneri kryeqytetas që e njeh mirë ambientin shkodran flet për vështirësitë me garën dhe stadiumet por edhe fazën përgatitore.
Për “Rtshsport”, Lika tha: “Kemi punuar goxha këtë fazë përgatitore, jemi kushtëzuar nga terrenet, por edhe kemi shfrytëzuar këtë periudhë. Kemi zhvilluar miqësore, por kemi luajtur edhe në Kupë duke treguar se jemi gati”.
Merkato
Lika, ndër të tjera foli edhe për merkaton, ku deri më tani është zyrtarizuar vetëm rikthimi i një kualiteti si Arsid Kruja. “Kemi afruar Krujën, një lojtar me eksperiencë që na bën punë, madje edhe në ofensivë duke qenë se ka kualitet dhe e njeh mirë këtë ambient”.
Erzeni
Shpesh këtë sezon, në deklarata shijakaset kanë theksuar se do të jenë ata rivalët kryesorë të kuqebluve që do të tentojë elitën. Ndeshjen me shijakasit, kuqeblutë do ta zhvillojnë në fushën asnjanëse të Peqinit që mund të jetë favor për djemtë e Hasan Likës. “Luajmë me një rival, por fakti e zhvillojmë ndeshjen në Peqin do të bëjmë më të mirën dhe synojmë një rezultat pozitiv”.
Rivaliteti
Janë disa ekipe që në fillim të sezonit kanë tentuar Superioren, jo vetëm shkodranët, shijakasit e dinamovitët, por edhe Besëlidhja e Korabi. Por, sipas Likës: “Nuk i trembemi rivalëve, unë e kam theksuar edhe më parë, ne jemi Vllanzia dhe i vlerësojmë kundërshtarët të gjithë njësoj. Jo vetëm Erzeni, por edhe Dinamo, Besëlidhja e Korabi luajnë futboll të bukur dhe të hapin punë sepse kanë kualitet”.
Organizimi
“Patëm probleme me vonesat e startit. Kishte tension, por i kaluam me sukses ato momente të para dhe tashmë s’na mbetet gjë tjetër veçse të bëjmë më të mirën në pjesën e mbetur të sezonit duke dhënë më të mirën në çdo sfidë që na ka mbetur.|”
Tifozët
“Pavarësisht se nuk ka pasur një pjesëmarrje masive e tifozëve ashtu si kur ata mbushnin stadiumin “Loro Boriçi”, besoj se ne e kemi edhe këtë objektiv. Duam që të rikthejmë tifozët në stadium”, – tha trajneri Lika duke mbyllur prononcimin e tij./Vipsport/