Shënon braziliani Zhunior dhe fiton Vllaznia në Lezhë. Tashmë është një “film” i parë dhe duket se rikthimni i skuadrës shkodrane në elitën e futbollit shqiptar është çështje kohe. Kuqeblutë e trajnerit Hasan Lika ruajnë kyresimin pasi mundën edhe sot 1-0 Besëlidhjen në Lezhë.
Trajneri Hasan Lika i skuadrës së Vllaznisë, në një prononcim që ka dhënë për mediat pas takimit të fituar në Lezhë, ka theksuar se: “Të gjithë e panë se e kishim të vështirë. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por nuk gjetëm golin. Ndërsa, në pjesën e dytë, ne shënuam falë lojtarit tonë më në formë, Zhuniorit”.
“E kam thënë që nuk do kemi ndeshje të lehta dhe kjo po vërtetohet javë pas jave. Shënuam një gol, na duhej edhe një gol I dytë për të na e bërë më të lehtë. Mirëpo ne nuk shënuam dot, ndërsa Besëlidhja dha më të mirën dhe mund të na shënonte, sepse disa herë na vuri në vështirësi”.
“Mungesat e Gocajt e Likës, duke ditur edhe vlerat dhe eksperiencën e tyre të madhe që kanë si futbollistë, natyrisht që na e kanë vështirësuar akoma më shumë situatën. Madje, kemi edhe disa lojtarë shumë cilësorë që për arsye nga më të ndryshmet ende nuk i kemi gati”.
“Ne, deri më tani kemi luajtur me ekipet më të forta të grupit tonë, madje edhe sot me Besëlidhjen që në Grupin A çdo sezon ka qenë skuadra me pretendime dhe mjaft solide. Një javë më parë me Dinamon.
Për Superioren është shumë herët, ndeshja e radhës është synimi ynë”, – tha pas ndeshjes në Lezhë, trajneri i skuadrës së Vllaznisë, Hasan Lika.