Skuadra shkodrane ka arritur pasditen e sotme një tjetër fitore dhe ka marrë një tjetër trepikësh me të cilin forcon pozitat në krye të renditjes.
Megjithatë për trajnerin Hasan Lika nuk ka qenë një fitore aspak e lehtë. Duke folur për gazetarët pas ndeshjes, ai është shprehur:
“Sigurisht që çdo fitore është e vështirë. Unë e kam përsëritur shpesh këtë gjë se asnjë ndeshje nuk është e lehtë.
Megjithatë e rëndësishme ishte ta fitonim edhe këtë takim ndaj një rivali siç është Erzeni që mban vendin e tretë në renditje dhe ta vazhdojmë rrugën tonë.
Mund ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen por disa raste që iu krijuan brazilianit Zhunior, këtë herë nuk i shfrytëzoi. Po ashtu edhe nigeriani Eziamaka që luajti disa minuta, pati një rast për të shënuar.
Duhet të vazhdojmë të punojmë fort sepse kampionati po tregon se do të jetë shumë i vështirë deri në fund.
Tashmë duhet të mendojmë për sfidën e rradhës me Shënkollin që është po aq e vështirë sa kjo me Erzenin
© shkodrasport.com