Situata tek skuadra e Laçit nuk eshte aspak e mire dhe jo me kot pas 8 javesh kampionat ajo ndodhet ne vendin e fundit te tabeles se renditjes. Nje gje e tille ka sjelle edhe ndryshime ne pankine teksa prej pak ditesh kurbinasit i drejton italiani Françesko Moriero.
Te shtunen Laçi zhvilloi edhe nje ndeshje miqesore ndaj ekipit te Valbones te cilen e fitoi me rezultatin 1-0 me golin e shenuar nga braziliani Melo. Nje miqesore kjo qe ka sherbyer si test per kete skuader para sfides se kampionatit ndaj Vllaznise qe do te zhvillohet te shtunen ne stadiumin e qytetit te Laçit.
Ne lidhje me kete ndeshje, trajneri Moreiro eshte shprehur: “Me të vërtetë ndeshja e radhës, që është e para zyrtare për mua, konsiderohet e vështirë, pasi do të jemi përballë ekipit pretendent për titull.
Duke menduar se deri atë ditë kemi kohë në dispozicion, unë jo vetëm që do të punoj, por edhe do të qartësohem dhe do të familjarizohem me ekipin. Grupi aktual dhe merkato? Është shumë herët për mua që të mendoj për merkaton. Më duhet ta shikoj ekipin në disa ndeshje atëherë mund të mendoj për këtë. Besoj se hap pas hapi do të ngjitemi lart, për ta harruar mbijetesën”.