Performancat e Kombëtares shqiptare në ‘Euro2024’ ka tërhequr edhe vëmendjen e Jose Mourinhos i cili e etiketon si “Surprizën e Europianit” ekipin kuqezi të Sylvinhos.
Shqipëria zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Kroacisë, por në fund vetëm një pikë e ardhur falë barazimit 2-2 nëpërmjet golit të Klaus Gjasulës në minutat shtesë.
Gjithsesi, Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur dhe do të tentojë fitoren në ndeshjen e 24 qershorit përballë Spanjës. Që do të sillte kualifikimin e çmendur në grupin më të fortë në Gjermani 2024.
“Shqipëria është një nga skuadrat që ka thyer çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me pak pritshmëri, stadiume plot, ndeshje të bukura, gola në sekondat e para dhe gola në minutat e fundit. Një skuadër plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kishim parë një gjë të tillë që prej Kosta Rikës në Botërorin e 2014-s. Kulmi i futbollit”, shkruan trajneri i njohur Mourinho.