Roma duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të ketë një trajner të ri, e ai nuk është një dosido por një “special”. Bëhet fjalë për Hoze Murinjon i cili rikthehet në Itali pas aventurës së suksesshme me Interin.
Luzitani do të kërkojë të ringrejë Romën pas një sezoni të vështirë, ku nuk kualifikohen as në Ligën e Kampionëve. Ndaj, për të nisur peojektin e tij, Murinjo ka menduar edhe disa lojtarë që i përshtaten atij. Murinjo do të bëjë lëvizje edhe në portë pasi si portier i parë nuk e bind Pau Lopez.
Zgjedhja e Murinjos për Romën është Rui Patrisio. Ky i fundit është nga Portugalia ashtu si edhe vetë trajneri, teksa luan aktualisht në Premier League me Sauthhempton.
Mbetet për t’u parë tashmë gatishmëria e verdhekuqve për të kënaqur trajnerin e ri. /VipSport/