E shtuna e kësaj jave do dhurojë një sfidë shumë interesante për kampionatin e kategorisë së parë. Në Velipojë vjen për të luajtur me Adën vendase ekipi kryesues i këtij kampionati pikërisht Luftëtari i Gjirokastrës. Kjo ndeshje konsiderohet shumë e rëndësishme për ekipin velipojak sepse në bazë të rezultatit të saj do përcaktohet edhe e ardhmja e saj në renditje. Në rast fitoreje, Ada do rreshtohet në 5-6 ekipet më të mira të kampionatit por në rast të ndonjë rezultati tjetër, pretendimet e kësaj skuadre zbehen disi.
Trajneri i saj Samuel Nikaj, përveçse e konsideron një ndeshje vendimtare, në prononcimin e tij. Realisht velipojaket kane te drejte te pretendojne fitoren edhe ndaj Luftetarit sepse kane nje ekip te mire e per me teper vijne edhe pas fitores 2-0 ne miqesoren e zhvilluar te marten ndaj Vllaznise. Futbollistet e Ades duhet te mendojne se perderisa munden Vllaznine, pse te mos e mundin edhe Luftetarin dhe me kete ide duhet te hyjne ne fushen e lojes.
shkodrasport.com