Armando Borja prej dy javësh është transferuar tek skuadra e Sothemptonit në huazim nga Çelsi për shkak se blutë kërkojnë më shumë minuta në këmbë për sulmuesin shqiptar që të fitojë një formë optimale.
Por edhe pse Sauthemptoni ka luajtur dy ndeshje deri tani në Premier Ligë, javën e parë me Evertonin dhe këtë javë me Mançester Junajtid, Broja nuk është grumbulluar ende me ekipin e parë.
Kjo ka shqetësuar ndjeshëm drejtuesit e Çelsit të cilët morën një përgjigje nga veta ana e trajnerit të Sauthemptoni ditën e djeshme. Hazentul u shpreh se Broja po mundohet të përshtatet dhe shume shpejt do të kemi debutimin e tij në fushë.
Me shumë mundësi, sulmuesi kuqezi do të zbresë në fushë ditën e mërkurë, në sfidën që Sauthemptoni do të luajë në transfertë ndaj Njuportit për raundin e 1/32-ve të Kupës së Anglisë.