Vllaznia ka nisur pasditen e sotme stervitjen duke i dhene startin kesisoj pergatitjeve per gjysmen e dyte te sezonit ne te cilen padyshim qe do te tentoje te beje me te mire se ne gjysmen e pare.
Megjithae nje nga problemet kryesore te kuqebluve per momentin eshte plotesimi i skuadres me ndonje element cilesor. Siç dihet nga rradhet e saj jane larguar ende pa u mbyllur viti i kaluar tre futbolliste (Cheshmedjiev, Dodev dhe Dragoshi) ndersa nje i katert eshte ne prag (Asani).
Kjo ka bere qe numri i lojtareve ne dispozicion te stafit teknik te reduktohet dhe si rrjedhoje per momentin te larguarit i kane zevendesuar me futbolliste qe kane marre nga ekipi U19.
Megjithate trajneri Osmani eshte e qarte se pret perforcime nga merkatoja. Emri i pare qe ka dale ne qarkullim eshte ai i Shkodran Mustafit, por ish- lojtari i kombetares gjermane me siguri qe Vllaznine do ta shohe si opsion te fundit dhe pergjigja e tij do te shtyhet pse jo deri ne fund te janarit.
Por tek kuqeblute nuk e kane nder mend te presin gjate. Ndeshjet jane ne prag dhe prandaj lojtaret qe do te vijne nga merkatoja, duhet te mberrijne shpejt. Dhe prandaj trajneri Osmani eshte “me syte nga dera”./SHKODRA-SPORT.COM/