Trajneri i ri i Vllaznise Qatip Osmani ka marre nje lajm te mire ne pragndeshjen me Erzenin. Sulmuesi kryesor i kuqebluve- Bekim Balaj, e ka lene pas demtimin qe e ka shqetesuar dhe si rrjedhoje pritet te jete ne fushen ne ndeshjen e neserme.

Ne fakt, kapiteni i skuadres shkodrane edhe ne ndeshjen e kaluar ne Kukes ka luajtur me dhimbje, madje ka qene ne dyshim per te luajtur apo jo ashtu si dhe Smajli dhe prandaj ne nxemjen e pragndeshjes nuk kane qene 11 por 13 futbolliste.

Gjithsesi e nxorri ate ndeshje, por dhimbjet ne kofshe i kane vazhduar. Diten e djeshme Balaj e ka bere pushim duke mos u stervitur, nderkohe qe ka zhvilluar edhe nje konsulte me mjeke specialiste ne kryeqytet.

Nga ana tjeter, sot ka zhvilluar nje seance te lehte duke mos e ngarkuar shume kemben e demtuar dhe gjithçka duket se po shkon mire. Kjo do te thote se me shume mundesi ai do te jete ne fushe diten e neserme./SHKODRA-SPORT.COM/