Debutimi i tij si trajner i pare ne pankinen e Vllaznise nuk ka qene i mbare, por kjo nuk e ka demotivuar Elvis Plori ne punen e tij.
Tekniku 43 vjeçar shkodran duket shume optimist per pjesen e mbetur te sezonit dhe eshte i bindur se gjerat do te ndryshojne duke filluar nga takimi i rradhes, ai per kupe me Partizanin.
Per fat, ne kete ndeshje ai pritet ta kete kontigjentin e lojtareve me te plote dhe kjo do ta ndihmoje te perzgjedhe 11-shen me te mire per ta hedhur ne fushe ndaj te kuqve.
Vllaznia ka synime per te qene ne treshen e ekipeve me te mira te kampionatit dhe per te siguruar Europen permes ketij kompeticioni, pa hequr dore kurrsesi nga fitimi i Kupes se Shqiperise.
Elvis Plori eshte i bindur se mund t’ia dale te arrije objektivat e klubit dhe ky do te ishte nje bonud per te si trajner. Pas shume pervojave te suksesshme ne ekipe te ndryshme te kategorise se pare, tashme per te ka ardhur momenti te tregoje vlerat e tij edhe ne Superlige., E ku me mire se te Vllaznia e tij./SHKODRA-SPORT.COM/