Kur u hodh shorti i grupeve kualifikuese për Botërorin 2022, shumica binin dakord me idenë që në grupin I, ku është edhe Shqipëri, pas favorites Anglisë, pretendent do ishte Polonia. Epo, 3 ndeshje nga fundi i kualifikueseve, Polonia ndodhet në vendin e 3-të me 14 pikë dhe Shqipëria në të dytin me 15 pikë.
Një surprizë kjo për shumë kënd, por që në Poloni nuk është pritur edhe aq mirë. Të gjithë po bëjnë si fajtor kryesor trajnerin Paulo Sousa. Trajneri portugez është vënë në bankën e të akuzuarve jo vetëm nga media polake, por edhe nga ish-futbollistë apo ekspertë të këtij sporti.
51-vjeçari është akuzuar se nuk i qëndron afër kombëtares dhe se më shpesh ndodhte në Portugali se sa në Poloni. Duke mënjanuar në këtë mënyrë kampionatin polak të futbollit, gjë që nuk i pëlqen aspak ambientit të futbollit në Poloni.
Për ish-mesfushorin e Juventusit, ndeshja e rradhës kundër Shqipërisë do jetë vendimtare për fatet e tij. Ku në rast të një disfate, pasojat për Sousan mund të jenë edhe në një shkarkim të mundshëm.
Endri ÇINARI