Vllaznia do të kërkojë fitoren edhe në ndeshjet e rradhës me Elbasanin. Ajo konsiderohet shumë e vështirë megjithatë kuqeblutë janë të vendosur për arritjen e këtij objektivi. Këtë gjë e ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp, një ditë para ndeshjes, trajneri Baldo Raineri. Ai ka vlerësuar edhe kundërshtarin për të cilin është po aq e rëndësishme fitorja por kjo nuk I tremb kuqeblutë për të kërkuar trepikëshin.


Raineri është pyetur edhe për ndryshimet  e fundit në skuadër në lidhje me largimet e disa futbollistëve apo dhe zëvendëstrajnerit Beloti dhe ka thënë se janë normale. Ndeshja Elbasani- Vllaznia do të luhet ditën e dielë në orën 13.00 në stadiumin “Elbasan Arena” pa praninë e tifozëve dhe në rast fitoreje, kuqeblutë do jenë shumë të qetë në tabelën e renditjes.

© shkodrasport.com