Megjithëse atletika ka arritur shumë trofe dhe suksese, ajo ndeshet me vështirësi, veçanërisht në aspektin financiar dhe infrastrukturor. Për këtë arsye, Bruno Rrotani, trajneri i ekipit te Vllaznis qe u zgjodh edhe si fitues tek “Me te miret 2024” organizuar nga gazeta “Shkodra Sport”, kërkon një vëmendje më të madhe dhe mbështetje për këtë sport.
Ndërkohë, shqetesues është edhe largimi i sportistëve si shkak i ekonomisë dhe emigrimit, thekson trajneri Rrotani. Atletika shkodrane po kalon momente të mira, duke arritur disa tituj dhe medalje me sportistë të grupmoshave të ndryshme.
“Atletika shkodrane ka nevoje per me shume mbeshtetje kryesisht edhe nga biznesi sepse ky sport e ka treguar qe po jep rezultate shume te mira duke nderuar si qytetin e Shkodres ashtu edhe Shqiperine.
Por ne kemi shume largime sportistesh nga rradhet tona per arsye ekonomike dhe emigrimi. Kete gje e kemi vuajtur sepse ka patur shume rrjedhje elementesh, por me pune dhe perkushtim i kemi plotesuar keto mungesa dhe si rrjedhoje kemi vijuar te kemi edhe rezultate pozitive ne te gjithe aktivitetet qe marrim pjese”- eshte shprehur trajneri Rrotani./www.shkodrasport.com/