Do te mungojne te dy njekohesisht dhe kjo ka krijuar nje problem jo te vogel sepse Erdenis Gurishta dhe Esin Hakaj jane nder pikat me te forta te Vllaznise sepse njihen per vlerat e tyre dhe per lojen ne krahe.
Kjo gje e ka vene para nje dileme te madhe trajnerin Sedloski per zevendesimin e tyre. Per me teper qe edhe mbrojtesi tjeter Geralb Smajli i cili vjen pas nje demtimi, vetem ditet e fundit ka nisur stervitjen me grupin.
Ndonese jane edhe tre dite ne dispozicion per te vendosur, duket se trajneri maqedonas ka dy dilema per menyren e ndertimit te repartit te mbrojtjes per sfiden qe do te luhet te dielen ne oren 15.00 ne “Kukes Arena”.
E sigurte eshte qe ne te djathte te mbrojtjes te aktivizohet Arsid Kruja ne vend te Gurishtes, por dilema ekziston tek krahu i majte dhe qendra. Nje opsion eshte qe ne te majte te luaje Smajli dhe ne qender dyshja e zakonshme Juriç- Bulatoviç.
Opsioni i dyte eshte qe Bulatoviç te kaloje ne krahun e majte te mbrojtjes dhe perkrah Juriç ne qender te luaje Dajan Shehi. Se cilin opsion do te zgjedhe trajneri, kjo mbetet per t’u pare, ndonese nuk perjashtohet edhe ndonje variant tjeter qe ai mund “te shpike”./SHKODRA-SPORT.COM/