Shorti i Ligës së Kampionëve, që u hodh në Nion të Zvicrës, vendos5 përballë Kukësin me Valetën e Maltës, duke bërë që verilindorët të kenë shpresa për të kaluar në turin e dytë.

Nga ana tjetër, tekniku serb i Valetës, Danilo Donçiç ësh6të shprehur se nuk ka shumë informacion për Kukësin, duke qenë se nuk është një skuadër kampione, ndërkohë që sheh si favorizim për ekipin e tij, faktin që ndeshja e kthimit luhet në Maltë.

“Nuk kemi shumë informacion për kundërshtarin, duke qenë se nuk është një ekip kampion por merr pjesë në “Champions” për shkak se u dënuar Skënderbeu.

Të jesh në vazon  e dytë siç ishim ne, normalisht që përballë do të kesh një kundërshtar më të fortë.

E vetmja gjë pozitive për ne në këtë takim, është fakti se ndeshjen  e dytë do ta luajmë në Maltë dhe do të kemi mundësi të reagojmë në bazë të rezultatit të parë” u shpreh Dançiç. /Vipsport/