Naxhi Shensoj, trajneri i Bylisit, ka deklaruar pas humbjes me Partizanin se kjo ishte ndeshja më e dobët që kishte prodhuar skuadra e tij, e cila nuk kishte bërë shumë për të fituar tre pikët.
“Para një muaji erdha në Ballsh dhe nuk e njihja shumë skuadrën, se kam qenë larg prej Bylisit e futbollit shqiptar. Por na eci shumë mirë ndaj Vllaznisë, jo me një lojë të mirë por me dyluftime, mendërisht e kërkuam më tepër fitoren kundër Vllaznisë. Edhe me Kastriotin fituam dhe u rrit vetëbesimi i skuadrës dhe shkuam në Shkodër për revansh.
Ishim para në Kupë, edhe kishim shanse jo që të eliminonim ndoshta, por të bënim 2-0. Por fatkeqësisht i kuqi i Kaçorrit erdhi e nuk kishim fuqi të bënim më tepër. Grafika e besimit dhe formës ishte lart. Me Teutën, për mua kemi bërë ndeshjen më të mirë edhe pse fituam me Vllazninë e Kastriotin. Por me një goditje standarte pësuam gol dhe tani erdhëm te ndeshja e katërt me Partizanin.
Është e vështirë, janë dy faktorë të mëdhenj, e para që është tradita që i bëhet sindromë që nuk i shkon mirë me Partizanin. E dyta është që ishin mundur me Laçin javën e kaluar dhe dy herë radhazi të humbë një skuadër që ka objektiva të mëdha ndodh rrallë, se vijnë menjëherë t’i kompensojnë. U thashë lojtarëve që do të ishte më mirë nëse ata do të fitonin kundër Laçit, e ndoshta vinin me besim e do të merrnim diçka.
Në 4 ndeshje kemi marrë 6 pikë dhe me këtë mesatare mbijetojmë, me dy pikë për ndeshje bëhesh kampion, nëse merr 1,5 pikë për ndeshje 100% mbijeton. D të mundohem që në këto 4 ndeshje të radhës, më të paktën të fitojmë 8 pikë. Tani kemi rënë përsëri ku ishim kur erdha unë por duhet të bëjmë një lëvizje dhe të gjejmë vetëbesimin dhe të fitojmë më shumë pikë.
Patëm probleme me Trumçin i cili nuk luajti, pastaj Felipe në sulm. Patëm edhe Adilin dhe Damçevskin të lënduar, kishim probleme në skuadër që na ndikoi vetëbesimin që kërkonim më pas në mënyrë ofensive. U munduam më tepër të mbrojmë rezultatin 0-0 e të shohim çfarë bëjmë, krijuam një rast te Qardaku, aty ishte penallti, një gabim ndoshta ka bërë arbitri. Edhe ata kanë të drejtë të gabojnë. Por përveç asaj nuk krijuam më tepër për fitore”, tha Shensoj pas sfidës për “Oversport”.