Tirana po mundohet të plotësohet, por qëllimi kryesor i klubit është përforcimi në sulm. Skuadrës në këtë moment që flasim i duhen tre lojtarë në repartin e avancuar.gshhDrejtuesi Agim Ibraimi po punon që të marrë lojtarë cilësorë në këto pozicione, pasi ka vetëm Nikqin, Ndrecën dhe Prengajn. Ai ka shenjëstruar tre lojtarë. Bëhet fjalë për futbollistë të mirë që do të përbëjnë boshtin e ekipit.
Lojtarë cilësorë, pasi deri tani lojtarët e afruar janë të perspektivës. Janë disa emra që përfliten, një kolumbian, Valon Ahmedi dhe një qendërsulmues. Mbetet edhe çështja e qendërmbrojtësit. Në këtë moment që flasim, çështja kryesore është Filip Najdovski. Lojtari ende nuk ka firmosur me bardheblutë për sezonin e ri futbollistik. Palët kanë qenë prej javësh në bisedime për një kontratë të re, por akoma nuk ka një mbyllje mes palëve.
MIQËSORJA Tirana do të zhvillojë testin e parë në Maqedoninë e Veriut. Përballë skuadra do të ketë Shkëndijën e Tetovës, një tjetër ekip që luan në Konferencë Ligë, por edhe pretendente për titullin kampion në kampionatin e vet. Ndeshja do të luhet sot në orën 17:30. Shkëmbi do të testojë të gjithë të afruarit në ndeshjen e Strugës. Më pas do të luajë me Ballkanin në datën 25 qershor dhe në datën 28 qershor do të luajë me Strugën.
STËRVITJA Prej dy ditësh ekipi është duke punuar në Ohër. Skuadra po plotësohet dita ditës, ndërsa vazhdon turin e forcës nën drejtimin e Shkëmbit.
“Skuadra ka vijuar me përgatitjet në prag të ndeshjeve të “UEFA Conference League”. Ekipi bardheblu ka udhëtuar prej ditësh në qytetin e Ohrit, aty ku edhe do të zhvillojë fazën përgatitore, e cila do të zgjasë 10 ditë. Në përgatitje me skuadrën, veç lojtarëve që ishin nën kontratë, janë bashkuar edhe afrimet e merkatos së verës. Gjatë ditëve në vijim, grupi do të vazhdoj të plotësohet me përforcimet e reja”, shkruante klubi.