Trajneri shkodran Adrian Barbullushi e ka nderprere bashkepunimin me skuadren greke Astypalea Korydallos te cilen e drejtoi ne sezonin e fundit duke arritur edhe objektivin e saj, qendrimin ne kategori.
Ka qene vete ai qe permes nje prononcimi te bere per portalin peiraiotika.gr e ka njoftuar kete gje, kur eshte shprehur: “Pas një viti të vështirë por jashtëzakonisht të suksesshëm ia arritëm qëllimit që ishte qëndrimi i ekipit në kategori.
Dua të falënderoj fillimisht lojtarët e mi për përpjekjen dhe presidentin e ekipit Nikita Nikolaki i cili i vetëm e mban ekipin në këtë nivel”.
Tashme duhet pare se cili do te jete destinacioni i ardhshem i ish- futbollistit te Vllaznise dhe kombetares shqiptare, i cili prej disa vitesh po ben edhe detyren e trajnerit ne Greqi, vend ku jeton prej me teper se 30 vitesh.
Ai ka qene shume i suksesshem ne krye te disa ekipeve inferiore dhe padyshim qe asnjehere nuk i kane munguar ofertat dhe me siguri qe keshtu do te ndodhe edhe kete here./SHKODRA-SPORT.COM/