Trajneri shkodran Samuel Nikaj e ka nisur me fitore pervojen e tij te re ne krye te skuadres se KF Prizreni. Diten e premte ajo ka luajtur ne fushen e saj ndaj ekipit te Deçanit dhe ka fituar me rezultatin 2-0 me golat e Gashit dhe Memajt.
Nje start i mbare per Nikajn i cili bashke me stafin e tij ka marre persiper realizimin e objektivave te klubit dhe ne fakt, te gjitha gjasat jane qe t’ia dalin sepse deri ne fund te kampionatit jane per t’u luajtur edhe 13 ndeshje te tjera.
Me fitoren ndaj Deçanit, KF Prizreni u ngjit ne kuoten e 39 pikeve dhe mban per momentin vendin e trete ne renditje. Perpara tij jane te pozicionuar Dardania ne vendin e dyte me 40 pike dhe ne te parin “Tefik Çanga” me 42 pike.
Java e ardhshme pritet te jete shume vendimtare per fatet e Prizrenit sepse do te luaje ne transferte ndaj ekipit kryesues te kampionatit dhe padyshim qe pritet nje rezultat pozitiv. Trajneri Nikaj eshte i bindur se skuadra qe ai drejton i ka te gjitha mundesite per te zene njerin nga dy vendet e para dhe per te fituar ne kete menyre te drejten per te luajtur sezonin e ardhshem ne Ligen e Pare.
Kujtojme qe Samueli konsiderohet “ekspert” i ngjitjeve te skuadrave nje kategori me lart dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse drejtuesit e KF Prizrenit ia besuan atij drejtimin e skuadres ne fundin e muajit janar.(www.shkodrasport.com)