Pogradeci ka kompletuar stafin teknik. Me pogradecarët, që po drejtohen nga trajneri shkodran Samuel Nikaj, është bashkuar edhe përgatitësi atletik dhe njëkohësisht edhe video-analisti i ri kosovar, Ylli Bakaj. Ai do të jetë njëri nga krahët më të rëndësishëm të teknikut shkodran, duke e bërë stafin e pogradecarëve edhe më të kompletuar.
Bakaj më parë, ka punuar me Nikajn edhe tek Prizreni dhe tek Vushtrria në Kosovë dhe ka qenë kjo njohje e tyre që ka bërë që tashmë bashkëpunimi i tyre të vijojë edhe në Pogradec.
Po ashtu, kosovari me pogradecarët ka bashkëpunuar edhe në javët e fundit, pasi ka qenë pothuajse çdo ndeshje i pranishëm me video-analizën e tij. Bakaj është bashkuar me Pogradecin në stërvitje dhe do të jetë në vazhdim së bashku me Nikajn në ndeshjet e ardhshme.
Ndërkohë nga ana tjetër, liqenorët kërkojnë të marrin maksimumin e pikëve në dy javët e mbetura, por gjasat janë që tashmë ata i janë drejtuar rrugës së play-offit.
Maringlen ZHIVANI