Në pritjen e djeshme ne zyren e kryebashkiakut Luka, ka thënë pak fjalë edhe trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro. I kënaqur tej mase për bashkëpunimin e deritanishëm me drejtuesit e klubit, ai e ka kuptuar se tashmë fillon përgjegjësia e vërtetë për të dhe futbollistët që ai drejton. Këtë e ka thënë edhe në fjalën e tij kur është shprehur: “Unë dua t’ju falenderoj për atë që është bërë deri tani.  është e drejtë ajo që theksuat më parë se topi tani është në fushën tonë dhe mund të themi se edhe ne duke filluar që nga unë do të bëjmë maksimumin e mundshëm në mënyrë që të realizojmë ato objektiva që ka klubi shkodran.

Në këtë skuadër që të gjithë tani ndihen shkodranë.  është një përgjegjësi tani për ne pasi janë bërë gjithë këto investime në këtë skuadër. Shpresojmë që këtë interesim tuajin ta shpërblejmë me punë dhe rezultate. Unë dhe disa të tjerë jemi të rinjë në këtë ambjent, por na duket se kemi kohë që punojmë në Shkodër. Unë kam besim tek skuadra tek grupi që kemi se do të jemi konkurrues në kampionatin shqiptar. Kemi bërë maksimumin me gjithë stafin dhe nuk na mbetet gjë tjetër veç ta luajmë sa më mirë topin që tashmë e kemi në fushën tonë”