Pas triumfit 2-1 në sfidën e parë çerekfinale, tek Inter janë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich në Champions League.
Trajneri Simone Inzaghi nuk ka ndërmend të bëjë rotacion dhe do të aktivizojë më të mirët. Do të luajnë Acerbi në mbrojtje dhe dyshja Thuram-Lautaro në sulm.
Lajmi i mirë është rikuperimi i Federico Dimarco, i cili do të mund t’i japë pak pushim Carlos Augusto. Anësori është stërvitur rregullisht me grupin pavarësisht një shqetësimi në kofshën e majtë.
Arnautovic duket se ka gjetur formën që i ka munguar deri më tani dhe është gati. Të vetmit që do të mungojnë janë Dumfries dhe Zielinski./telesport/