Veleçiku i Koplikut do te jete sot serish perballe Tiranes ne sfiden e dyte te turit te pare te Kupes se Shqiperise, ne ndeshjen qe do te luhet ne kryeqytet. Kujtojme qe koplikasit e kane humbur ndeshjen e pare ne fushen e tyre me rezultatin 3-0.

Kjo do te thote se ne sfiden e sotme, nuk do te kete asnje lloj synimi per rezultatin, por thjesht per ta konsideruar si nje ndeshje kontrolli qe do t’u sherbeje shume per perballjen e rradhes per kampionat.

Megjithate trajneri Dritan Smajli beson se paraqitja e ekipit te tij ne kete takim do te jete dinjitoze e per kete ne nje prononcim per mediat eshte shprehur:

“Skuadra do te luaje sot ndryshe nga takimi i pare. Tashme futbollisteve u ka dale frika dhe e kane lene pas humbjen ne ndeshjen e pare. U kam kerkuar te zbatojne detyrat dhe te luajne lirshem ne fushen e lojes.

E kam thene edhe me pare se Kupa e Shqiperise nuk eshte objektivi yne, por ne do te hyjme ne fushe per te treguar vlerat tona. Ne formacion do te kete ndryshime. Nuk do te jete i njejti grup qe luajti para tri diteve ne Shenkoll. Duhet t’u krijojme hapesire edhe te rinjve, qe nuk jane aktivizuar ne dy takimet e para te kampionatit.

Kam besim se ne Tirane do te tregojme nje tjeter fytyre. Ne do te synojme nje rezultat pozitiv, qofte ai edhe barazimi”./SHKODRA-SPORT.COM/