Arsenali ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj ekipit të Mançester Junajtid, ndërsa golin e parë të takimit e shënoi Granit Xhaka. Një kryevepër e mesfushorit shqiptar do të hapte edhe historikun e ndeshjes, me De Gean që doli tërësisht jashtë loje pas goditjes së Xhakës.

Aubemajng do të gjente edhe golin e sigurisë, për të marrë një fitore me shumë vlerë për Arsenalin, ndaj një ekipi në formë si Mançester Junajtid. Madje do të ishte trajneri i këtyre të fundit, Solskjaer, që do të mbetej i befasuar nga Xhaka.

“Granit Xhaka duhet të jetë një brazilian, pasi mënyra sesi e gjuajti topin dhe ndryshimi i drejtimit, ishte vërtet e mrekullueshme”, ka thënë Solskjaer. /Shqiperia.ch/