Pas barazimit ndaj Gjermanisë, Luciano Spalletti foli në “Rai Sport” për të komentuar ndeshjen: “Rifillojmë nga vlerësimi i asaj që ndodhi. Në pjesën e dytë, skuadra mori vetëdije dhe tregoi atë që di të bëjë”.

Vendimi për ta anuluar penalltinë u kontestua shumë…
Nga pankina nuk mund ta shihja mirë, ndaj i shmang polemikat për episodin. Skuadra reagoi mirë.

Goli i dytë i pësuar ju zemëroi…
E dinim që ata i ekzekutonin shpejt goditjet nga këndi. Nëse nuk jemi të përgatitur, është normale të pësojmë gol ashtu. Duhet të jemi më të vëmendshëm.

Çfarë nuk funksionoi në pjesën e parë?
Humbëm shumë duele për topin e dytë dhe nuk arritëm të menaxhonim zotërimin e topit. Qasja nuk ishte e duhura, prisja diçka më shumë, ishim në mëshirë të kundërshtarit. Në pjesën e dytë, ndeshja u bë e vërtetë.

Në qershor, përqendrimi do të jetë te kualifikueset e Botërorit…
E dimë çfarë duhet të bëjmë. Rrini të qetë, sepse e dimë çfarë duhet të bëjmë.