Trajneri i Cardiff Neil Warnick ka quajtur Liverpool një turp dhe i ka akuzuar se u mungon klasi pasi ekipi i tij humbi shansin për të blerë Nathaniel Clyne.
Ka qenë pikërisht Warnock ai që i ka dhënë debutimin si profesionist Clyne, te Crystal Palace në vitin 2008 dhe gjithashtu ishte kritik për lojtarin.
“Ta shohësh në televizor kur ke bërë gjithçka siç duhet dhe vetë ata më premtuan se ai do të jetë lojtari ynë këtë javë, për mua është një turp dhe një mungesë klasi,” shprehet ai pasi ekipi i tij është eliminuar nga FA Cup.
“Ajo që më ka zhgënjyer më tepër ka qenë se unë me Nathaniel njihemi, dhe ai nuk më mori në telefon, as ai dhe as klubi. Mendoj se kjo është e shpifur. Një zhgënjim, mungesë klasi, quajeni si të doni.
“Kur je në pritje pasi ke bërë çdo gjë siç duhet, mendoj se meriton respekt dhe nuk mendoj se ata nuk na kanë treguar asnjë pikë.”