Flamurtari në sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë, pro pavarësisht gjithçkaje, ekipi vlonjat sot tregoi një paraqitje shumë të mirë ndaj Vllaznisë, ku barazuan 1-1.
Shumë i kënaqur me lojën e skuadrës është shfaqur Marselo Troisi, i cili ëshët shprehru se bënë një lojë shumë të mirë, duke shtuar më tej se të ardhmen e tij në këtë skuadër nuk e di ende.
“Më pëlqeu loja sot. Siç e patë kishim një ekip shumë të ri në moshë, 4-5 lojtarë kishin vetëm nga dy ndeshje në këtë sezon. Për këtë u them bravo, pasi përballë kishim Vllazninë me një grup plot përvojë.
Të ardhmen time nuk e di. Kam folur me presidentin, por duhet vendosur fillimisht se çfarë do të ndodh me klubin e më pas do mendojmë për sezonin e ri”, u shpreh Troisi.