Thomas Tuchel, e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën e tij te Bayern Munich, teksa u eliminuan nga Champions League, nga Kupa e Gjermanisë, si dhe humbën vendin e parë në kampionat.

Pavarësisht këtyre rezultateve, trajneri gjerman nuk rrezikon shkarkimin, madje ka filluar të mendojë edhe për lëvizjet në merkato.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjerman, trajneri i ka të qarta kërkesat e tij. Në krye të listës, qëndron mesfushori brazilian, Casemiro.

Ky i fundit pëlqehet shumë nga Tuchel, i cili i ka kërkuar drejtuesve t’ia afrojnë në verë. Kjo lëvizje do të jetë e vështirë, pasi Casemiro është kthyer në një pikë kyçe te Manchester United dhe anglezët nuk kanë ndërmend ta shesin.

Pasi kaloi 9 vite të shkëlqyera te Reali i Madridit, ku fitoi gjithçka, braziliani vendosi të ndryshojë ambient në merkaton e verës së kaluar, duke kaluar te “Djajtë e Kuq” për shifrën e 70 milionë sterlinave.