Rudi Vata në prononcimin e djeshëm për www.shkodrasport.com, u ka dhënë përgjigje edhe disa pyetjeve të tjera që kanë të bëjnë me merkaton e Vllaznisë. Po dje, në media është shkruar për mundësinë e marrjes së sulmuesit kroat Pero Pejiç nga Vllaznia megjithatë trajneri aktual I kuqebluve e ka hedhur kategorikisht poshtë këtë gjë. “Mund t’u them se kjo nuk do ndodhë. Mua më kanë kontaktuar për mundësinë e marrjes së këtij lojtari por përgjigja ime ka qenë e menjëhershme dhe kategorike.

“Nuk mendoj se Pejiç bën për Vllazninë dhe mënyrën e punës time. Përpos kësaj, jam absolutisht kundër shumave të mëdha për lojtarë të ndryshëm. Më mirë besoj tek një sulmues I ri si Gjini që ka shumë të ardhme sepse t’I bëj planet me Pejiçin. Prandaj e përsëris, ky lojtar nuk do vijë tek Vllaznia sa të jem unë trajner I saj. Por jo vetëm ai, edhe disa të tjerë që janë lakuar në media, nuk kanë shanse të vijnë me ato shuma që mund të kërkojnë. Unë dua të ruaj ballancat në skuadër dhe keni për ta parë se ku do shkojë kjo skuadër”-ka thënë Vata.