Për ndeshjen e pas dy ditëve me Kamzën, skuadra shkodrane nuk ka rrugë tjetër përveç fitores. E ka thënë këtë edhe trajneri Vata në konferencën e sotme për shtyp kur është shprehur:“Ndeshja me Kamzën sigurisht që është shumë e rëndësishme por njëkohësisht edhe delikate. Megjithatë ne jemi përgatitur për ta kaluar me sukses këtë takim. Për të arritur këtë gjë, kemi ndërtuar një skuadër shumë kompetitive e cila po konsolidohet për ditë e më tepër. Kamza sigurisht që deklaron dhe do vijë për të marrë pikë në Shkodër, por nuk do ta ketë të lehtë këtë gjë sepse ne jemi përgatitur për ta kaluar me sukses këtë sfidë. Skuadra e Vllaznisë I ka aftësitë dhe mundësitë për ta kaluar me sukses jo vetëm këtë ndeshje por edhe shumë të tjera përveç saj dhe këtë do ta tregojmë në fushën e lojë. Nuk mendoj se do kenë ndikim këto vendime të këtyre komisioneve në ecurinë e Vllaznisë. Ne jemi të përgatitur për t’I kaluar me sukses këto pengesa. Skuadra është më e fortë dhe besoj se ajo do arrijë të krijojë një lojë bindëse në fushë për ta përballuar ashtu siç duhet këtë kundërshtar”.

Por çfarë vëren ky trajner tek kjo skuadër nga ndeshja në ndeshje? Nëse ndokush është pesimist, vetë Vata thotë të kundërtën: “Loja e skuadrës sonë do rritet nga ndeshja në ndeshje dhe mendoj se deri në fund të sezonit keni për të parë një Vllazni gjithnjë e më të fortë dhe besoj se Shkodra në fund ka për të qenë krenare me skuadrën e saj”. Sa i takon formacionit që do hedhë në fushë, Vata mendon se mund të ketë ndonjë ndryshim e për këtë thotë: “Kthimi I Smajlit pas mungesës për arsye kartonash ndaj Skënderbeut, na bën të ndryshojmë disi formatin e skuadrës. Megjithatë, tashmë do mundohemi që ndryshimet të jenë të vogla dhe ne të nxjerrim skemën e duhur deri para ndeshjes në mënyrë që ta fitojmë atë”.

www.shkodrasport.com