Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka qenë në tërësi i kënaqur nga loja që ka zhvilluar skuadra e tij dhe e kupton që për momentin asaj nuk mund t’i kërkosh të luajë 90 minuta si në pjesën e dytë të ndeshjes së sotme ndaj Laçit. Po ashtu, vetë ai e pranon se skuadra e tij nuk është pretendente në kupë por nëse luan gjithnjë kështu si sot, ajo mund të shkojë larg. Ja deklarata e tij e plotë në konferencën e sotme për shtyp: “Çdo ndeshje ka 90 minuta ku i kërkohet lojtarëve të mi të japin maksimumin. Ato e bënë dhe jam i kënaqur shumë me rezultatin dhe me mënyrën se si e interpretuam lojën në pjesën e dytë. Për momentin unë nuk mendoj se ka shumë skuadra përveç Barcelonës që luan 90 minuta futboll dhe që bëjnë spektakël. Ne jemi Vllaznia e shkodrës.
Jemi një skuadër që kemi filluar të ndërtohemi nga e para. Sigurisht që jemi në hapat e parë të ndërtimit. Çdo gjë don kohën e vet. Skuadra po funksionon mirë. Stërvitja është bërë në format më të mira. Lojtarët sapo vijnë e po i afrohen gjendjes së tyre optimale fizike. Sigurisht që është ndeshja e parë, është përgjegjësi e madhe. Ne fituam ndeshjen dhe kjo ishte tepër e rëndësishme për moralin e skuadrës dhe për vazhdimësinë dhe ecurinë e ndeshjeve në vazhdim. Unë do ti kërkoj të japing maksimumin çdo ndeshje. Jam i sigurtë që ne në këtë kompeticion me këtë kontigjent lojtarësh që kemi nuk jemi skuadra që jemi pretendente për fitmin e Kupës. Por do të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe ndoshta mund të shkojmë shumë larg në këtë kompeticion. Kjo është detyra e çdo profesionistit të japin maksimumin. Ne jemi në garë për Kupën se sa larg do të shkojmë, koha do ta vërtetojë. është ndeshja e parë që ne nuk pësojmë gol. Jam i kënaqur me skuadrën si punuan e sidomos me rezultatin e bardhë në portën e tonë”.
www.shkodrasport.com