Vllaznia do të kërkojë të kthehet tek fitorja e munguar prej dy javësh dhe për këtë arsye, të shtunën në orën 13.00 ndaj Teutës ajo do të jetë e përqendruar në maksimum për të marrë trepikëshin e rradhës. Kjo është deklarata e bërë nga ana e trajnerit Luan Zmijani një ditë para ndeshjes. Ai ka bërë të ditur se skuadra është e përgatitur për këtë takim megjithëse ka disa probleme sërish me mungesat.

“Kemi dy javë që përgatitemi për ndeshjen me Teutën. Kjo skuadër është fakt që shpeshherë është kthyer në një makth për Vllazninë por besoj se nuk do ndodhë kështu këtë herë. Kemi edhe problemin e disa mungesa ku të sigurtë që do mungojnë janë edhe Baci e Hakaj, por ka edhe të tjerë që janë në dyshim por kjo pritet të mos ndikojë.Vllaznia duhet të luajë për ta fituar medoemos këtë ndeshje”- ka thënë sot trajneri Zmijani.Numri 1 I pankinës shkodrane ndërkohë ka patur dëshirë t’I bëjë thirrje edhe tifozëve shkodranë për të qenë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” ditën e shtunë për të mbështetur kuqeblutë.”Do të doja t’u bëja thirrje tifozëve shkodranë të jenë në stadium nesër për të na mbështetur sepse kemi nevojë për ta. Tifozët të jenë të bindur se Vllaznia do të luftojë në çdo ndeshje për të rritur emrin e saj dhe për të fituar çdo ndeshje”- ka thënë ai.Javët e mbetura deri në fund të kampionatit, pritet të shfaqin vlerat e vërteta të Vllaznisë e cila natyrisht që do të kërkojë t’I bëjë një mbyllje të mirë kampionatit.
© shkodrasport.com