Ashtu siç presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri kishte deklaruar, sot u bë edhe prezantimi i trajnerit të ri të Kombëtares.

Bernard Challandes ka dalë para mediave dhe në fjalët e tij të para është shprehur:

“Jam shumë i lumtur që do të drejtoj Kombëtaren e Kosovës, një skuadër e re që ka bërë mirë deri në këto momente.

Megjithatë kemi shumë rrugë përpara që të arrijmë objektivat”.

Challandes ka drejtuar në të kaluarën skuadra të tilla si Sioni, Young Boys apo edhe Zyrihun, ndërsa ka qenë edhe në krye të Kombëtares së 21-vjeçarëve në vendin e tij.

Kosova do të jetë kombëtarja e dytë e drejtuar prej tij, pasi në të kaluarën ka qenë ulur në stolin e Armenisë. /EDS/