Vllaznia e basketbollit te femrave e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Mbremjen e sotme ajo ka triumfuar ne Durres ndaj Teutes vendase me rezultatin 84-70. Vajzat e drejtuar nga trajnerja Medina Mustafa kane bere nje ndeshje shume te mire duke dominuar ne te gjithe aspektet ndaj vendaseve ne pallatin e sportit “Ramazan Njala”.
Ne fakt vetem ne 10 minutat e para ka qene Teuta e cila ka luajtur me mire dhe e ka mbyllur kete 10 minutesh me nje avantazh prej tre pikesh, ne shifrat 20-17. Duhet thene se ne rradhet e kesaj skuadre luanin edhe dy basketbolliste te huaja dhe kjo e veshtiresonte jo pak punen per lojtaret shkodrane.
Megjithate ato gjeten forca per te reaguar dhe ne 10 minuteshin e dyte permbysin gjithçka duke e fituar ate 23-15 dhe ne kete menyre kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 5 pikesh ne favorin e tyre.
Kete diference e kane thelluar edhe me shume ne perioden e trete qe e fitojne 18-11 dhe nje gje e tille u dha qetesine e duhur ne menyre qe ne 10 minuteshin e fundit te administonin rezultatin dhe ta fitojne krejt ndeshjen me nje diference prej 14 pikesh, 84-70.
Ne kete menyre, Vllaznia e femrave i ka bere startin e duhur kampionatit dhe trajnerja Mustafa e nis karrieren e sa si trajnere e ekipit te pare me nje fitore shume te bukur. Ka spikatur mbi te gjitha e zakonshmja Bernada Rreshpja qe ne kete ndeshje ka shenuar plot 39 pike, e pas saj vijne Anisa Bokrina me 19, Ingrid Dashja me 12 etj./www.shkodrasport.com/