Pas suksesit në Euro 2016 me Shqipërinë si ndihmës i Xhani De Biazit, Paolo Tramexani po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij si trajner. Italiani ka arritur të fitojë titullin kampion në Qipro me Apoel Nikosian ndërkohë që ka mundësinë për të fituar edhe Kupën e Qipros.

Në një intervistë të dhënë për ‘TMË’, trajneri italian ka rrëfyer aventurën e tij qipriote duke pranuar se gjithçka nisi nga kualifikimi i Shqipërisë në Europian. Tramexani ka folur edhe për Serinë dhe Ligën e Kampionëve, duke uruar që kompeticionin më të madh në Europë, ta fitojë Totenhemi.

“Në jetë më kanë thënë shumë që të vazhdoj por kush më bëri realisht të vazhdoja? Kur isha në Shqipëri arritëm të kualifikoheshim për në Europian. Më pëlqejnë sfidat duke ia nisur nga zeroja. Provo, provo është mënyra më e mirë për të mësuar. Nëse jam duke provuar të bëhem një trajner i mirë, i detyrohem përvojës sime.

Si trajner italian, më pëlqen Gasperini, por them se Klop është i shkëlqyer. Mendoj se Atalanta do të arrijë të mbajë vendin e katërt në Itali dhe të shkojë në Champions. Shpresoj që edhe Totenhemi të fitojë Ligën e Kampionëve pasi ka qenë futbolli më i mirë i 20 viteve të fundit”, tha mes të tjerash Tramexani. /VipSport/