Më 1 janar 2019 hapet afati kalimtar i transferimeve në futboll. Merkatoja e dimrit, është një mundësi e mirë për skuadrat që të sjellin emra të rinj për të forcuar pozitat ku kanë çaluar në pjesën e parë të sezonit.
Këto transferime po ashtu mund të ndihmojnë skuadrat që të arrijnë objektivat e vendosur në fillim të sezonit.Por jo gjithmonë këto transferime dalin të jenë të qëlluara.
Viteve të fundit ka pasur shumë lojtarë që kanë pësuar rënie drastike të formës pasi kanë ndërruar skuadrën, për të hyrë në listën e transferimeve të ‘dështuara’ të janarit.
‘Marca’ ka sjellë një listë të emrave të lojtarëve që kanë dështuar si transferime të janarit:
Manucho , Petro Atletico – Manchester United
Victor Valdes, Barcelona – Manchester United
Wilfred Bony, Swansea City – Manchester City
Georgios Samaras, Heerenveen – Manchester City
Andy Caroll, Newcastle United – Liverpool
Juan Cuadrado, Fiorentina – Chelsea.