Pjesa e parë e sezonit është mbyllur dhe skuadrat e Superligës kanë nisur lëvizjet e para në merkato. Momentalisht ka më së shumti largime dhe Gjilani është klubi rekordmen me 4 lojtarë
Nderkohe FC Drita duket se kerkon Jahmir Hykën. Kallxo.com, ka mësuar se Drita ka zhvilluar bisedime me lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka, duke i afruar kontratë për katër muaj me pagë prej 10 mijë euro për muaj.
Jahmir Hyka me 3 shkur të vitit 2017-të ishte transferuar në Quakes nga Luzerni për 1.25 milionë euro. Ndërsa prej 1 janarit të vitit 2019 sipas “Transfermarkt.com”, është lojëtar i lirë.
Ne adrese te tij kane ardhur edhe disa oferta te tjera dhe tashme mbetet per t’u pare nese vertete do te perfundoje tek Drita apo do te zgjedhe ndonje ekip tjeter.
Edhe ne Shqiperi Tirana kerkon te marre sherbimet e ketij lojtari por Hyka duket se ka nder mend te gjeje ndonje ekip ne ndonje kampionat me te forte teksa Turqia mbetet nje opsion serioz.