Lajmi që Leo Mesi do largohet nga Barcelona ka vënë shumë skuadra me financa të mira në rradhë për argjentinasin. Por një nga skuadrat bën përjashtim dhe ajo është Liverpuli.
Trajneri Jurgen Klop e ka konfirmuar se nuk ka asnjë shans që Liverpol të blejë Mesin. “Interes për Mesin? Kush nuk e dëshiron Mesin në skuadër? Por nuk ka asnjë shans. Shifrat nuk janë për ne, kështu që ne as nuk duhet ta mendojmë për të. Është e qartë, nuk ka asnjë shans që Mesi të vijë tek Liverpuli.
Por…lojtar i mirë, të jem i sinqertë”, tha Klop për mundësinë e kalimit të Mesit tek Liverpuli. Më pas trajneri gjerman u pyet edhe për mundësinë e kalimit të Mesit tek Mançester Siti. “Nëse shkon tek Siti, do ta ndihmone shumë padyshim. Do ta bënte më të vështirë për tu mundur. Do më pëlqente ta shikoja Mesin në Premier Ligë.
Ai ka luajtur gjithë karrierën e tij në La Liga por këtu është ndryshe. Për mua Premier Liga është një opsion mjaft i mirë për Mesin”, përfundoi Klop.