Sulmuesi Karim Benzema ka thyer heshtjen për të ardhmen e tij.
Francezi mori pjesë në galanë madhështore të gazetës spanjolle “MARCA” teksa deklaroi se:
“Kam një ndeshje të shtunën, nesër do të stërvitem kështu që për momentin do të jem në Madrid”.
Përsa i përket aludimeve në media për të ardhmen e tij, francezi deklaroi:
“Pse duhet të flas për të ardhmen time? Unë jam tek Real Madridi. Realiteti është ndryshe, nuk është ajo që thuhet në media”.