Ka qene nje nder perforcimet e para te Vllaznise ne merkaton e kesaj vere, megjithate sulmuesi maqedonas Darko Dodev ende nuk e ka fituar nje vend ne formacionin baze te kuqebluve deri tani. Megjithate kjo nuk e ka “penguar” ate te jete aktualisht futbollisti me vleren me te madhe ne treg nga pjestaret e skuadres shkodrane.

Faqja e njohur “transfermarkt” ka bere se fundi perditesimet e vlerave te futbollisteve ne mbare boten, edhe pas levizjeve te deritanishme ne merkato dhe keshtu ka ndodhur edhe me ato te kampionatit shqiptar.

Nese i referohemi Vllaznise, Darko Dodev aktualisht vleresohet 350 mije euro ne tregun e futbollisteve. Specialistet e kesaj faqe ndoshta i referohen ecurise se mire te ketij lojtari me ekipin FC Skopje ku arriti te jete edhe ne 11-shene me te mire te kampionatit.

Pas tij, i dyti eshte Esat Mala qe vleresohet 300 mije euro e pas tij Rejan Alivoda, Lorik Boshnjaku e Marko Juriç me nga 250 mije euro. Lista vazhdon me Ildi Gruda (225 mije), Esin Hakaj, Konstantin Cheshmedjiev, Eslit Sala e Bekim Balaj nga 200 mije euro.

Ne vleresimet e kesaj faqe, te Vllaznia Mehdi Çoba e Geralb Smajli vleresohen nga 175 mije, Bujar Hajdari e Milos Stojanoviç 150 mije, Redon Dragoshi 125 mije, Kristi Qarri 75 mije, Jurgen Mehidri 25 mije dhe po kaq edhe me te rinjte, Flori Spahija, Paulo Pjeshka e Antonio Delaj./SHKODRA-SPORT.COM/