Mauro Meluso, ish-drejtor sportiv i Napolit dhe Spezia-s ndër të tjera, në një intervistën për TMW në rubrikën “Ballë për ballë”, mes shumë temave ka folur edhe për formën që po shfaq mbrojtësi i Empolit dhe i përfaqësueses kuqezi, Ardian Ismajli.

Ishte pikërisht Meluso që ndikoi në transferimin e mbrojtësit shqiptar nga Hajduku i Splitit te Spezia. 28-vjeçari tashmë është i kërkuar në treg nga skuadra të rëndësishme dhe nuk do të jetë çudi nëse do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër”.

“Rritja e këtij djali ka qenë një surprizë e madhe. Kur ne e sollëm te Spezia, paguam pak para për të. E pashë në një ndeshje ku po luante me shpirt të madh luftarak. Ka luajtur për Hajdukun e Splitit, temperamenti i tij më ka prekur shumë. Me Italianon ai është rritur shumë si futbollist”.

Më pas, Meluso ka komentuar rikthimin e mundshëm të Renierit në krye të Romës.

“Duhet një person i madh njerëzor, teknik dhe personalitet për të shpëtuar Romën. Ranieri mishëron të gjitha këto karakteristika. Megjithatë, trajnerët të ashtuquajtur ‘shpëtimtarë’ në këto raste rrezikojnë të mos jenë zgjedhjet e duhura.

Sa i përket garës për titullin e Serisë A, Meluso komentoi:

“Interi dhe Napoli janë të parët në garë. Por gjashtë-shtatë skuadra do të luftojnë për ‘Scudetton’ deri në fund. Lazio dhe Fiorentina janë surpriza. Kampionati është më emocionues.”