Vllaznia luan të enjte në 16:00 me Bylis në “Adush Muça”. Për sfidën e javës së 33-të, në kampin shkodran shqetëson gjendja e Victor da Silvës.
Braziliani u detyrua të dilte nga fusha e lojës pas vetëm 14 minutash lojë, në humbjen që shkodranët morën 3-1 me Kukësin në “Elbasan Arena”.
Gjendja e brazilianit nuk është optimale në javët e fundit, teksa në harkun e tri javëve të luajtura është zëvendësuar dy herë për shkak të dëmtimeve.
Duket se stafi mjekësor nuk do rrezikojë që dëmtimi të rëndohet, me Da Silvën që do duhet të shihet deri të enjten nëse do jetë në formacion ose jo./newsport/