Tirana-Vllaznia do jetë ndeshja që do marrë vëmendjen kryesore këtë javë në kampionatin shqiptar. Dy ekipet më të vjetra, por edhe më cilësore të këtij edicioni do jenë përballë në ndeshjen që ka marrë titullin si derbi i Shqipërisë apo klasikja. Një duel shumë interesant që do zhvillohet ditën e dielë në orën 13:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Statistikat e tre ndeshjeve të fundi në kryeqytet tregojnë për një barazpeshë totale mes dy ekipeve. Kështu në fazën e parë, Vllaznia triumfoi me rezultatin 1-2 në Tiranë përballë vendasve.

Ku për kuqeblutë gjetën rrjetën Kaina dhe Marku e ndërsa për bardheblutë ishte Xhixha që shkurtonte diferencën e shifrave përfundimtare.

Në edicionin e shkuar në javën e 34-të të kampionatit, Tirana fitonte 3-1 kundër shkodranëve. Vendimtar ishin Seferi, Totre dhe Xhixha e ndërsa më parë Vllaznia kishte barazuar provizorisht falë një autogoli të Zhivanajt. E po ashtu në kryeqytet në sezonin e shkuar shënohet një rezultat i barbartë mes ekipeve në shirat 0-0.

Pra një ekuilibër total mes dy ekipeve në duelet e fundit në Tiranë. Kjo duket edhe si një ogur i mirë edhe për Vllazninë, që në jo pak raste gjatë historisë ka marrë fitore në transferta përballë ekipeve të kryeqytetit.

Patjetër që edhe të dielën, të besuari e Joses do hynë në fushë për një rezultat pozitiv, kjo për objektivat sezonal, por edhe për të shkuar sa më të qetë në pushimet e kampionatit.
Endri ÇINARI