Java e 22 e Superligës e gjen Vllazninë në transfertë me Skënderbeun. Të premte në 16:45, shkodranët luajnë në Korçë, me duelin që për klubet zhvillohet për objektiva të ndryshëm. Para këtij dueli, trajneri i miqve, Brdaric ka marrë lajmin e mirë.
Sulmuesi Mehdi Çoba është bashkuar me grupin pas dy javëve mungesë. Pas seances se djeshme, e ka bere nje gje te tille edhe sot teksa eshte stervitur normalisht me grupin tjeter te lojtareve.
21 vjeçari këtë sezon është pjesë e pandarë e ekipit të parë, duke marrë minuta me shkodranët. Dëmtimi për një tërheqje muskulare e la jashtë djaloshin për ndeshjet e kaluara.
Forma e tij pritet të shihet nga stafi teknik, për të vendosur nëse Çoba do marrë minuta në fushë për ndeshjen e së premtes. Pas 21 ndeshjeve të zhvilluara, Vllaznia mban vendin e 4 me 34 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e fundit me 16 pikë.