Partizani ka një sfidë mjaft delikate nesër në Shkodër ndaj Vllaznisë me fillim nga ora 18.00. Tifozët e kuq kanë bërë një lajmërim shumë të rëndësishëm në rrjetet sociale.

Ata shprehen se nisja për në qytetin verior bëhet nga Pallati i Sportit, ora 15.00. Prezenca e tifozëve ka qënë një udhëtare e pandashme bashkë me skuadrën. Jo vetëm në ndeshjet në shtëpi, por një fakt të tillë e hasim edhe në transferta.

Ajo që kanë nevojë këtë periudhë futbollistët e Partizanit është pikërisht lojtari i 12-të. Një fitore nesër është një impuls më shumë për t’u bërë pjesë edhe nëj herë e ekipeve pretendente.

Nuk do jetë e lehtë, pasi Vllaznia ka një ekip mjaft të konsoliduar./newsport/