Bylisi luan sot në Shkodër, ndërsa trajneri Veljko Dovedan ka probleme të mëdha, pasi mungojnë titullarët. Përveç Antonit që është në rikuperim e sipër dhe do të grumbullohet për këtë sfidë, ballshiotët kanë të dëmtuar edhe Qardakun e Ntepen. I pari me tërheqje, ndërsa i dyti dëmtim në trinë që nga ndeshja me Tiranën.
Listës i është shtuar së fundmi edhe qendërmbrojtësi Ditmar Bicaj. Lojtari ka një tërheqje të shkallës së lartë dhe për 3-4 javë nuk është gati. Një mungesë me peshë, duke ditur rëndësinë e Bicajt në repartin e prapavijës.
Ndërkohë, në listën e të padisponueshmëve, duhet llogaritur edhe Peposhi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Pa harruar dhe Turabovin, edhe ky me tërheqje.
Një transfertë me shumë halle për teknikun Dovedan, teksa duhet të hedhë në fushë një formacion konkurrues, por pa shumë prej titullarëve dhe sot do t’u besojë lojtarëve të rinj të talentuar.